𝗩𝗮𝘇𝗵𝗱𝗼𝗷𝗻ë 𝘁𝗮𝗸𝗶𝗺𝗲𝘁 𝗸𝗼𝗼𝗿𝗱𝗶𝗻𝘂𝗲𝘀𝗲 𝗺𝗲 𝗸𝗿𝘆𝗲𝘁𝗮𝗿ë𝘁 𝗲 𝗸𝗼𝗺𝘂𝗻𝗮𝘃𝗲

17/03/2026

Në kuadër të projektit për kompletimin e Sistemit të Adresave, i cili mbështetet nga Banka Botërore, është planifikuar edhe implementimi i këtij sistemi në komunat veriore: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq. Ky projekt përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt unifikimit institucional dhe zhvillimit të barabartë në të gjitha komunat e Kosovës.
Pas një sërë takimesh konstruktive me kryetarët dhe përfaqësuesit zyrtarë të këtyre komunave, Agjencia Kadastrale e Kosovës (AKK) ka ndërmarrë veprime konkrete, duke angazhuar zyrtarët e saj për të mbështetur nga afër procesin teknik për fazën e ardhshme, ate të vendosjes së emrave të rrugëve dhe numrave teë objekteve.
𝐍ë 𝐤ë𝐭ë 𝐟𝐫𝐲𝐦ë 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤ë𝐩𝐮𝐧𝐢𝐦𝐢 𝐭ë 𝐧𝐝ë𝐫𝐬𝐣𝐞𝐥𝐥ë, 𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭𝐨𝐫𝐢 𝐄𝐤𝐳𝐞𝐤𝐮𝐭𝐢𝐯 𝐢 𝐀𝐊𝐊-𝐬ë, 𝐳. 𝐀𝐯𝐧𝐢 𝐀𝐡𝐦𝐞𝐭𝐢, 𝐣𝐚𝐯ë𝐧 𝐞 𝐤𝐚𝐥𝐮𝐚𝐫, 𝐬ë 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐮 𝐦𝐞 𝐞𝐤𝐢𝐩𝐢𝐧 𝐞 𝐭𝐢𝐣, 𝐤𝐚 𝐫𝐞𝐚𝐥𝐢𝐳𝐮𝐚𝐫 𝐝𝐲 (2) 𝐯𝐢𝐳𝐢𝐭𝐚 𝐳𝐲𝐫𝐭𝐚𝐫𝐞 𝐧ë 𝐋𝐞𝐩𝐨𝐬𝐚𝐯𝐢𝐪 𝐝𝐡𝐞 𝐙𝐮𝐛𝐢𝐧 𝐏𝐨𝐭𝐨𝐤, 𝐤𝐮 𝐣𝐚𝐧ë 𝐦𝐛𝐚𝐣𝐭𝐮𝐫 𝐭𝐚𝐤𝐢𝐦𝐞 𝐭ë 𝐧𝐝𝐚𝐫𝐚 𝐦𝐞 𝐤𝐫𝐲𝐞𝐭𝐚𝐫ë𝐭 𝐞 𝐤𝐨𝐦𝐮𝐧𝐚𝐯𝐞 𝐩ë𝐫𝐤𝐚𝐭ë𝐬𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐞𝐤𝐢𝐩𝐞𝐭 𝐩ë𝐫𝐠𝐣𝐞𝐠𝐣ë𝐬𝐞.
Në fokus të diskutimeve ishte gjithashtu projekti për rinovimin e Zyrave Kadastrale Komunale (ZKK), një hap tjetër i rëndësishëm drejt rritjes së kapaciteteve dhe përmirësimit të shërbimeve për qytetarët. Po ashtu, u diskutua edhe çështja e zgjerimit të punëve dhe përgjegjësive të këtyre zyrave.
Ky angazhim konkret dëshmon përkushtimin e vazhdueshëm të AKK-së për të garantuar që çdo qytetar i Republikës së Kosovës, pa dallim, të ketë qasje të barabartë dhe cilësore në shërbimet kadastrale.

Shpërndaje në:

Të tjera

Agjencia Kadastrale e Kosovës pjesëmarrëse në Konferencën Regjionale për Kadastër dhe Infrastrukturën e të Dhënave Hapësinore në Brdo të Sllovenisë

09/06/2026

AKK shpërndan licencat për gjeodetë dhe kompanitë gjeodezike

05/06/2026

Takim bashkëpunues ndërmjet Agjencisë Kadastrale të Kosovës dhe Shoqatës së Gjeodetëve të Kosovës

04/06/2026

AKK pret delegacion nga Bavaria e Gjermanisë

19/05/2026

U mbajt testimi për licencimin e gjeodetëve në AKK

14/05/2026
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net