AKK nënshkruan Memorandum bashkëpunimi me ATRC-në në kuadër të projektit PIAKOS

26/07/2024

Me qëllim të bashkërendimit të aktiviteteve dhe koordinimit në fushën e informimit publik për aktivitetet në Agjencinë Kadastrale të Kosovës, u nënshkrua Memorandumi i bashkëpunimit me përfaqësuesit e projektit për shërbimet e informimit publik dhe vetëdijesimit për komunitetet pakicë në Kosovë (PIAKOS), i zbatuar nga Qendra për Trajnime dhe Burime për Avokim (ATRC). Objektivi i këtij projekti të financuar nga Banka Botërore është përmirësimi i qasjes në informatat për regjistrimin e tokës dhe pronës dhe shërbimet këshilluese për gratë, të rinjtë dhe komunitetet pakicë në Republikën e Kosovës.
Në këtë takim përveç tjerash u diskutua mundësia e bashkërendimit të aktiviteteve për të cilat projekti PIAKOS mund ta ndihmojë Agjencinë Kadastrale të Kosovës në fushën e informimit të publikut, e sidomos gjatë implementimit të projekteve të rëndësishme që priten të zhvillohen nga Agjencia Kadastrale e Kosovës siç janë: Rindërtimi I Kadastrit Finalizimi i Sistemit të Adresave, Përmirësimin e të dhënave në SIKTK, Implementimi i infrastrukturës kombëtare të informacioneve hapësinore, etj.

Shpërndaje në:

Të tjera

Zyrtarët e Agjencisë Kadastrale të Kosovës marrin pjesë në konferencë “Forumi Evropjan për Gjeografi dhe Statistika”

01/10/2026

Njoftim Për Fillimin E Shikimit Publik – Rindërtimi I Kadastrit

30/09/2026

AKK shpërndan licencat për gjeodetë dhe kompanitë gjeodezike

19/08/2026

U mbajt testimi për licencimin e gjeodetëve në AKK

04/08/2026

Më datë 23.07.2026, Komisioni për Shqyrtimin dhe Vendosjen mbi Zyrtarizimin e Gjendjes Faktike dhe Mospërputhjeve me Regjistrin e të Drejtave të Pronës së Paluajtshme (RDPP)...

24/07/2026
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net