Agjencia Kadastrale e Kosovës pjesë e grupit punues për draftimin e Projektligjit për Vendbanim

13/08/2024

Agjencia Kadastrale e Kosovës, së bashku me komunat, është përgjegjëse për Regjistrin Shtetëror të Adresave. Duke pasur parasysh rëndësinë e adresave, Agjencia Kadastrale e Kosovës, është pjesë e grupit punues për draftimin e Projektligjit për Vendbanim. Për të shqyrtuar draftin e parë të projektligjit për Vendbanim, Agjencia e Regjistrimit Civil ka organizuar një punëtori dy ditore, me pjesëmarrës të institucioneve të rëndësishme, të mbështetur nga organizata IOM (Organizata për Migrim Internacional), ku pjesëmarrës ishte edhe Amir Sogojeva zyrtar i Adresave në Agjencianë Kadastrale të Kosovës. Ligji do të trajtoj çështjet e lajmërimit të vendbanimit (adresës) dhe në fokus ka unifikimin e përdorimit vetëm të adresave zyrtare. Ligji synon rregullimin e shumë problematikave të shfaqura deri më tani që kanë pasur të bëjë me përdorimin e adresave të pasakta dhe jozyrtare.

Shpërndaje në:

Të tjera

𝐋𝐢𝐜𝐞𝐧𝐜𝐢𝐦𝐢 i 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭ë𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐊𝐨𝐦𝐩𝐚𝐧𝐢𝐯𝐞 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭𝐞

05/10/2026

Zyrtarët e Agjencisë Kadastrale të Kosovës marrin pjesë në konferencë “Forumi Evropjan për Gjeografi dhe Statistika”

01/10/2026

Njoftim Për Fillimin E Shikimit Publik – Rindërtimi I Kadastrit

30/09/2026

AKK shpërndan licencat për gjeodetë dhe kompanitë gjeodezike

19/08/2026

U mbajt testimi për licencimin e gjeodetëve në AKK

04/08/2026
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net