Në mbledhjen e sotshme të Qeverisë, në kuadër të MMPHI, u miratua Strategjia për Infrastrukturën Kombëtare të Informacioneve Hapësinore (2024-2028), si dhe Plani i Veprimit (2024-2026)

09/10/2024

Në vazhdën e ndërtimit të Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Hapësinor (IKIH) në Republikën e Kosovës, në përputhshmëri me Direktivën INSPIRE, Strategjia për Infrastrukturën Kombëtare të Informacionit Hapësinor dhe Plani i Veprimit synojnë që të ofrojnë informacion hapësinor efektiv për qytetarët. Ky informacion, i kombinuar me të dhëna të tjera relevante, do të shërbejë për qëllimin e ofrimit të shërbimeve të shpejta emergjente në vendin e duhur, për identifikimin e vendndodhjeve të shërbimeve lokale, për shmangien e bllokimeve në trafik dhe njëherit do të kontribuojë në menaxhim më të mirë të jetës në përgjithësi, duke siguruar qasje më të gjerë në informacione.
Ky dokument strategjik i referohet praktikave të shteteve të Bashkimit Evropian në drejtim të përmbushjes së detyrimeve në procesin e integrimeve evropiane të vendit. Njëherit, kjo direktivë përshkruan bashkëpunimin dhe zgjidhjet kolektive për shërbimet digjitale dhe shkëmbimin e të dhënave. Digjitalizimi në rritje në fusha të ndryshme sjell perspektiva të reja për mbledhjen, analizimin dhe krijimin e njohurive – si dhe inkurajimin e shkëmbimit të informacionit, bashkëpunimit dhe angazhimit ndërmjet palëve të interesit.

Shpërndaje në:

Të tjera

𝐋𝐢𝐜𝐞𝐧𝐜𝐢𝐦𝐢 i 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭ë𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐊𝐨𝐦𝐩𝐚𝐧𝐢𝐯𝐞 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭𝐞

05/10/2026

Zyrtarët e Agjencisë Kadastrale të Kosovës marrin pjesë në konferencë “Forumi Evropjan për Gjeografi dhe Statistika”

01/10/2026

Njoftim Për Fillimin E Shikimit Publik – Rindërtimi I Kadastrit

30/09/2026

AKK shpërndan licencat për gjeodetë dhe kompanitë gjeodezike

19/08/2026

U mbajt testimi për licencimin e gjeodetëve në AKK

04/08/2026
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net