Ekspertë nga Agjencia Kadastrale e Kosovës, morën pjesë në takimin përmbyllës të projektit "SPATIAL 2"

06/12/2024

Ekspertë nga Agjencia Kadastrale e Kosovës, ishin pjesë aktive në takimin përmbyllës të projektit “Forcimi i Qasjes Profesionale në Informacionin mbi Tokën në Rajonin e Ballkanit Perëndimor”, (SPATIAL 2), i cili u mbajt në Beograd, nën organizimin e Qeverisë Holandeze.
Gjatë kësaj ngjarje, u prezantuan të arriturat e projektit, u identifikuan sfidat kryesore dhe u hapën horizonte të reja për bashkëpunim rajonal. Diskutimet theksuan rëndësinë e implementimit të një sistemi kadastral të qëndrueshëm i cili është në harmoni me standardet më të larta ndërkombëtare.
Ekspertët nga Agjencia, ndanë përvojën dhe njohuritë e tyre profesionale mbi proceset e modernizimit kadastral dhe administrimin e tokës, duke ofruar shembuj konkretë nga praktikat më të mira të zbatuara tek Agjencia Kadastrale e Kosoves.


Shpërndaje në:

Të tjera

PËRMBYLLJA E VIZITËS SË BANKËS BOTËRORE TEK Agjencia Kadastrale e Kosovës

16/10/2026

𝐋𝐢𝐜𝐞𝐧𝐜𝐢𝐦𝐢 i 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭ë𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐊𝐨𝐦𝐩𝐚𝐧𝐢𝐯𝐞 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭𝐞

05/10/2026

Zyrtarët e Agjencisë Kadastrale të Kosovës marrin pjesë në konferencë “Forumi Evropjan për Gjeografi dhe Statistika”

01/10/2026

Njoftim Për Fillimin E Shikimit Publik – Rindërtimi I Kadastrit

30/09/2026

AKK shpërndan licencat për gjeodetë dhe kompanitë gjeodezike

19/08/2026
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net