Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, në paraqitje televizive

30/12/2024

Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë Kadastrale të Kosovës z. Avni Ahmeti, ishte pjesë e një bisede të frytshme dhe tejet informuese në Podcast-in e parë të organizuar për AKK, ku u përmblodhën arritjet e jashtëzakonshme të AKK-së për vitin 2024.
Ky vit ishte padyshim një vit suksesi dhe progresi për AKK-në, duke përmbyllur e nisur projekte të rëndësishme, njëkohësisht duke vendosur themele të forta për të ardhmen e Agjencisë, përkitazi vendit tonë. Diskutimi theksoi jo vetëm rezultate konkrete e të arritura, por edhe vizionin e qartë dhe të qëndrueshëm në zhvillimin e hovshëm të Agjencisë Kadastrale të Kosovës në çdo fushë.
Për të gjitha sukseset dhe sfidat e vitit që po e lëmë pas, e gjithashtu për planet ambicioze për vitin 2025, e këtë bashkëbisedim të frytshëm me gazetaren nga Telegrafi, znj. Jehona Ulaj, do të keni mundësinë që t'a ndiqni në videon e plotë që do të publikohet së shpejti.

Shpërndaje në:

Të tjera

𝐋𝐢𝐜𝐞𝐧𝐜𝐢𝐦𝐢 i 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭ë𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐊𝐨𝐦𝐩𝐚𝐧𝐢𝐯𝐞 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭𝐞

05/10/2026

Zyrtarët e Agjencisë Kadastrale të Kosovës marrin pjesë në konferencë “Forumi Evropjan për Gjeografi dhe Statistika”

01/10/2026

Njoftim Për Fillimin E Shikimit Publik – Rindërtimi I Kadastrit

30/09/2026

AKK shpërndan licencat për gjeodetë dhe kompanitë gjeodezike

19/08/2026

U mbajt testimi për licencimin e gjeodetëve në AKK

04/08/2026
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net