Memorandum Bashkëpunimi në mes të Agjencisë Kadastrale të Kosovës dhe Kompanisë së Sigurimeve Sigal Uniqa Group Austria Sh.A

07/03/2025

Drejtori i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, z. Avni Ahmeti, dhe Drejtori i Kompanisë Sigal Uniqa Group Austria Sh.A., z. Perparim Drini, kanë nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi, i cili ka për qëllim shkëmbimin e informacionit në mes të Agjencisë Kadastrale të Kosovës dhe Sigal Uniqa Group Austria Sh.A., duke siguruar një qasje më efikase dhe më të shpejtë në Regjistrin për të Drejtat e Pronës së Paluajtshme përmes ndërveprimit të shërbimeve digjitale.
Përmes këtij Memorandumi, palët kanë vendosur të krijojnë Procedura Standarde për ndërveprimin e shërbimeve digjitale të përcaktuara, duke mundësuar kështu që të dhënat e nevojshme për regjistrimin e hipotekave të merren dhe përpunohen në kohë reale, duke garantuar saktësinë dhe sigurinë e informacionit. Të dhënat që do të shfrytëzohen do të jenë të mbrojtura dhe konfidenciale, dhe do të përdoren vetëm nga personat e autorizuar për qëllime të këtij Memorandumi dhe për përmbushjen e obligimeve të përcaktuara nga legjislacioni në fuqi.

Shpërndaje në:

Të tjera

Agjencia Kadastrale e Kosovës mirëpriti delegacionin e studentëve Master nga ETH Zurich

02/07/2026

𝐋𝐢𝐜𝐞𝐧𝐜𝐢𝐦𝐢 i 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭ë𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐊𝐨𝐦𝐩𝐚𝐧𝐢𝐯𝐞 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭𝐞

02/07/2026

Trajnimi i Zyrtarëve Komunalë për Adresa mbi Përdorimin e Aplikacionit të ARIS Mobile

25/06/2026

Agjencia Kadastrale e Kosovës pjesëmarrëse në Konferencën Regjionale për Kadastër dhe Infrastrukturën e të Dhënave Hapësinore në Brdo të Sllovenisë

09/06/2026

AKK shpërndan licencat për gjeodetë dhe kompanitë gjeodezike

05/06/2026
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net