Në ambientet e Agjencisë Kadastrale të Kosovës (AKK), u mbajt një takim i rëndësishëm me përfaqësues të KEDS-it, ku u diskutua fillimi i një bashkëpunimi për shkëmbimin e përvojave dhe të dhë

20/05/2025

Gjatë këtij takimi, palët u fokusuan në tri çështje kyçe:
Shkëmbimi i të dhënave për adresat zyrtare të qytetarëve – U diskutua vendosja e adresave të sakta në faturat e energjisë elektrike, duke garantuar kështu përdorimin e të dhënave zyrtare dhe rritjen e cilësisë së informacionit për konsumatorët e KEDS-it.
Qasja në të dhënat kadastrale nga ana e KEDS-it – Kjo qasje do të ndihmojë në verifikimin e saktë të njësive kadastrale, duke sqaruar nëse një pronë është publike apo private, e që rrjedhimisht do të përmirësojë planifikimin dhe menaxhimin e rrjetit të energjisë.
Shkëmbimi i të dhënave për përçojat – U diskutua mbi specifikimet teknike dhe atributet e këtyre të dhënave, si dhe nevoja për mirëmbajtje të rregullt dhe të koordinuar të tyre në bashkëpunim me AKK-në.
Palët u dakorduan që shumë shpejt të formalizojnë këtë bashkëpunim përmes nënshkrimit të një memorandum mirëkuptimi, i cili do të hapë rrugën për shkëmbim të rregullt dhe të sigurt të të dhënave ndërmjet AKK-së dhe KEDS-it.

Shpërndaje në:

Të tjera

Agjencia Kadastrale e Kosovës mirëpriti delegacionin e studentëve Master nga ETH Zurich

02/07/2026

𝐋𝐢𝐜𝐞𝐧𝐜𝐢𝐦𝐢 i 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭ë𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐊𝐨𝐦𝐩𝐚𝐧𝐢𝐯𝐞 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭𝐞

02/07/2026

Trajnimi i Zyrtarëve Komunalë për Adresa mbi Përdorimin e Aplikacionit të ARIS Mobile

25/06/2026

Agjencia Kadastrale e Kosovës pjesëmarrëse në Konferencën Regjionale për Kadastër dhe Infrastrukturën e të Dhënave Hapësinore në Brdo të Sllovenisë

09/06/2026

AKK shpërndan licencat për gjeodetë dhe kompanitë gjeodezike

05/06/2026
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net