Përfaqësuesit e AKK-së - në trajnim profesional në Cyrih, Zvicër

19/05/2025

Përfaqësues nga Agjencia Kadastrale e Kosovës (AKK), zhvilluan me sukses një trajnim profesional të specializuar në Cyrih, Zvicër. Ky trajnim, i organizuar nga ekspertë ndërkombëtarë të fushës, kishte për qëllim avancimin e njohurive dhe aftësive të stafit të AKK-së, në teknologjitë më të fundit të fotografimit ajror
Përmbajtja e trajnimit përfshinte:

• Planifikimin dhe matjen e pikave kontrolluese në terren (GCP);
• Orientimin, përpunimin dhe korrigjimin e imazheve ajrore;
• Prodhimin, përpunimin dhe kontrollin e cilësisë së ortoimazheve, si dhe krijimin e mozaikut përfundimtar;
• Gjenerimin e Modelit Digjital të Sipërfaqes (DSM) dhe krijimin e Modelit Digjital të Terrenit (DTM);
• Modelet tredimensionale (3D) të qyteteve – me fokus në aspektet teorike dhe praktike.

Ky trajnim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të kapaciteteve profesionale të AKK-së. Njohuritë dhe aftësitë e fituara do të kontribuojnë, njëherit forcojnë më tej rolin e AKK-së si institucion lider në fushën e kadastrit.
Iniciativat e tilla dëshmojnë përkushtimin e AKK-së për inovacion dhe profesionalizëm në shërbim të qytetarëve dhe zhvillimit të Republikës së Kosovës.

Shpërndaje në:

Të tjera

AKK shpërndan licencat për gjeodetë dhe kompanitë gjeodezike

05/06/2026

Takim bashkëpunues ndërmjet Agjencisë Kadastrale të Kosovës dhe Shoqatës së Gjeodetëve të Kosovës

04/06/2026

AKK pret delegacion nga Bavaria e Gjermanisë

19/05/2026

U mbajt testimi për licencimin e gjeodetëve në AKK

14/05/2026

Agjencia Kadastrale e Kosovës priti në takim përfaqësuesit e Odës së Ndërmjetësuesve

01/05/2026
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net