Takim në Agjencinë për Kadastër të Patundshmërive në Maqedoninë e Veriut

22/05/2025

Një delegacion nga Agjencia Kadastrale e Kosovës (AKK), zhvilloi një takim pune në ambientet e Agjencisë për Kadastër të Patundshmërive (AREC) në Shkup, ku u mirëprit nga stafi profesionist i kësaj agjencie.
Takimi kishte për qëllim shkëmbimin e përvojave ndërinstitucionale në fushën e kadastrit, me fokus të veçantë në avancimin e shërbimeve kadastrale, veçanërisht për kadastrin e përçojave.
Gjatë diskutimeve, u trajtuan aspekte të ndryshme si: korniza ligjore dhe rregulloret që duhet të përpilohen për grumbullimin dhe publikimin e të dhënave të përçojave; metodat teknike për përpunimin dhe administrimin e këtyre të dhënave;
si dhe praktikat më të mira që mund të aplikohen.
Duke qenë se AKK është në fazën e zhvillimit të modulit të ri për kadastrin e përçojave, ky takim shërbeu si një mundësi e vlefshme për të përfituar nga përvojat e institucioneve homologe, me qëllim që të adaptohet qasja më efikase dhe funksionale.
AKK mbetet e përkushtuar për të ndërtuar një sistem modern dhe transparent, që garanton qasje të lehtë dhe të besueshme në të dhëna për të gjith qytetarët, institucionet dhe sektorin privat.

Shpërndaje në:

Të tjera

Agjencia Kadastrale e Kosovës priti në takim përfaqësuesit e Odës së Ndërmjetësuesve

01/05/2026

Agjencia Kadastrale e Kosovës nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Universitetin e Prishtinës

30/04/2026

Ministrja e MMPH viziton Agjencinë Kadastrale të Kosovës

29/04/2026

Vazhdon shqyrtimi i lëndëve në kuadër të Projektit të Rindërtimit të Kadastrit (RIK)

23/04/2026

Vazhdon shqyrtimi i lëndëve në kuadër të Projektit të Rindërtimit të Kadastrit (RIK)

17/04/2026
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net