Takim me Oden e Përmbaruesve të Kosovës

23/05/2025

Në takimin me Odën e Përmbaruesve të Kosovës, u trajtuan mundësitë konkrete për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, me qëllim të shkëmbimit digjital të të dhënave në kohë reale ndërmjet Zyrave Kadastrale Komunale dhe Zyrave të përmbaruesve.
Bashkëpunimi i deritashëm ndërmjet këtyre dy institucioneve është dëshmuar si shembull funksional dhe efikas, ndërsa tani po synohet kalimi në një fazë më të avancuar të digjitalizimit të plotë të procedurave.
Së shpejti, zyrat përmbarimore do të pajisen me të drejtën e dërgimit të plotë elektronik të dosjes përmbarimore, përfshirë urdhërin përmbarimor dhe të gjitha dokumentet përcjellëse. Kjo nënkupton se përmbaruesit nuk do të kenë më nevojë të paraqesin fizikisht kërkesat për vendosje apo heqje të urdhrave në ZKK, pasi i gjithë procesi do të zhvillohet në mënyrë të sigurt e të automatizuar nga zyra e përmbaruesit.
Kjo qasje moderne do të mundësojë:

-shkurtimin e kohës së procesimit të lëndëve,
-rritjen e cilësisë dhe integritetit të të dhënave,
-komunikim të pandërprerë dhe në kohë reale, si dhe
-respektimin e radhës.

Përveç lehtësimit të procedurave për qytetarët dhe palët e përfshira, kjo iniciativë përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të një administrate më efikase, më transparente dhe tërësisht të digjitalizuar.

Shpërndaje në:

Të tjera

Agjencia Kadastrale e Kosovës priti në takim përfaqësuesit e Odës së Ndërmjetësuesve

01/05/2026

Agjencia Kadastrale e Kosovës nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Universitetin e Prishtinës

30/04/2026

Ministrja e MMPH viziton Agjencinë Kadastrale të Kosovës

29/04/2026

Vazhdon shqyrtimi i lëndëve në kuadër të Projektit të Rindërtimit të Kadastrit (RIK)

23/04/2026

Vazhdon shqyrtimi i lëndëve në kuadër të Projektit të Rindërtimit të Kadastrit (RIK)

17/04/2026
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net