Nënshkrimi i Memorandumeve të Bashkëpunimit për Sistemin e Adresave në Komunat në Veri

23/05/2025

Një hap i rëndësishëm drejt integrimit të plotë dhe funksionalizimit të sistemit të adresave në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës
Në kuadër të projektit për Kompletimin e Sistemit të Adresave, i cili mbështetet nga Banka Botërore, është planifikuar edhe implementimi i sistemit të adresave në komunat veriore: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq. Ky projekt përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt unifikimit institucional dhe zhvillimit të barabartë për të gjitha komunat e Kosovës.
Pas një sërë takimesh konstruktive me kryetarët dhe përfaqësuesit zyrtarë të këtyre komunave, Agjencia Kadastrale e Kosovës (AKK), ka ndërmarrë veprime konkrete duke angazhuar zyrtarët e saj për të mbështetur nga afër procesin teknik në terren, përgatitjen e Sistemit dhe përgatitjen për fazën e emërtimit të rrugëve dhe vendosjen e adresave.
Për të lehtësuar këtë proces të ndjeshëm dhe me rëndësi të veçantë, AKK ka filluar gjithashtu bashkëpunimin aktiv me komisionet komunale, të cilat janë themeluar për të mbikëqyrur dhe koordinuar fazën e emërtimit të rrugëve.
Në këtë frymë të bashkëpunimit të ndërsjellë, Drejtori Ekzekutiv i AKK-së, z. Avni Ahmeti, së bashku me ekipin e tij, ka realizuar vizita zyrtare në të katër komunat veriore, ku janë mbajtur takime të ndara me kryetarët e komunave përkatëse, bashkërisht me ekipet përgjegjëse.
Gjatë këtyre takimeve u nënshkruan Memorandumet e Bashkëpunimit, që njëherit shënojnë formalizimin e plotë të angazhimit të ndërsjellë për krijimin e Sistemit të Adresave në këto komuna.
Në krye të diskutimeve ishte një ashtu edhe projekti për rinovimin e Zyrave Kadastrale Komunale (ZKK), një tjetër hap ky i rëndësishëm drejt rritjes së kapaciteteve të resurseve dhe përmirësimit të shërbimeve për qytetarët.
Drejtori Avni Ahmeti vizitoi nga afër ZKK-të në secilën komunë, duke vlerësuar gjendjen aktuale dhe nevojat infrastrukturore, me qëllim të krijimit të kushteve më të mira për punë dhe ofrim të shërbimeve më moderne kadastrale.
Ky angazhim konkret tregon përkushtimin e palodhshëm të AKK-së për të garantuar që çdo qytetar i Republikës së Kosovës, pa dallim, të ketë qasje në shërbimet kadastrale.

Shpërndaje në:

Të tjera

𝗡𝗲̈𝗻𝘀𝗵𝗸𝗿𝗶𝗺𝗶 𝗶 𝗠𝗲𝗺𝗼𝗿𝗮𝗻𝗱𝘂𝗺𝗶𝘁 𝘁𝗲̈ 𝗕𝗮𝘀𝗵𝗸𝗲̈𝗽𝘂𝗻𝗶𝗺𝗶𝘁 𝗻𝗱𝗲̈𝗿𝗺𝗷𝗲𝘁 𝗔𝗴𝗷𝗲𝗻𝗰𝗶̈𝘀𝗲̈ 𝗞𝗮𝗱𝗮𝘀𝘁𝗿𝗮𝗹𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗞𝗼𝘀𝗼𝘃𝗲̈𝘀 𝗱𝗵𝗲 𝗢𝗱𝗲̈𝘀 𝘀𝗲̈ 𝗡𝗼𝘁𝗲𝗿𝗲̈𝘃𝗲̈ 𝘁𝗲̈ 𝗞𝗼𝘀𝗼𝘃𝗲̈𝘀

03/12/2025

Të dashur qytetarë, të nderuar përfaqësues të institucioneve dhe mediave,

27/11/2025

Avancimet dhe Zhvillimet e Sistemeve Kadastrale / Trajnimi me noterë

24/11/2025

Kosova, nga tash e tutje, me portal zyrtar modern e multifunksional të gjeoinformacionit - Agjencia Kadastrale e Kosovës publikon Gjeoportalin e Ri Shtetëror...

21/11/2025

Komiteti Ndërministror për Administrimin e Tokës dhe Infrastrukturës së Informacionit Hapësinor në Republikën e Kosovës

20/11/2025
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net