Komiteti Ndërministror për Administrimin e Tokës dhe Infrastrukturës së Informacionit Hapësinor në Republikën e Kosovës

20/11/2025

Dje, nën organizimin e Agjencisë Kadastrale të Kosovës (AKK), u mbajt takimi i radhës i Komitetit Ndërministror për Administrimin e Tokës, me pjesëmarrjen e autoriteteve vendore dhe partnerëve ndërkombëtarë, përkitazi delegacionin e Bankës Botërore të udhëhequr nga z. Caleb Travis Johnson.
Qëllimi i takimit ishte shqyrtimi i zhvillimeve të fundit, prezantimi i projekteve të përfunduara dhe ato që janë në proces, diskutimet për reformat ligjore, si dhe forcimi i koordinimit ndërinstitucional për ofrim sa më cilësor e më të shpejtë të shërbimeve ndaj qytetarëve.
Temat kryesore të prezantuara:

• Gjeoportali Shtetëror dhe Gjeoportali për IKIH
Prezantues: z. Kujtim Mustafa, AKK

• Mandati dhe njohja ligjore e formalizimit të së drejtës pronësore
Prezantues: z. Arianit Buqaj, AKKVP

• Raporti i grupit punues për komasacionin
Prezantues: z. Idriz Gashi, MPRZR

• Përfitimet institucionale nga SIKTK
Prezantues: znj. Leonora Sylejmani, AKK

Pikat kyçe dhe vendimet e takimit:
• Forcim i bashkëpunimit ndërinstitucional për harmonizimin e të dhënave dhe proceseve ligjore.
• Zhvillimi i Gjeoportalit të ri dhe zgjerimi i aksesit për institucionet dhe publikun.
• Përqendrim në formalizimin e të drejtave pronësore përmes procedurave të standardizuara.
• Rritje e fokusit në skemat e komasacionit që mbrojnë interesin publik dhe pronësinë legjitime.

Hapat e ardhshëm:
Komiteti vendosi vijimin e bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional dhe caktoi datën e takimit të ardhshëm për monitorimin e progresit dhe miratimin e planeve konkrete të zbatimit.
Agjencia Kadastrale e Kosovës, mbetet e përkushtuar ndaj reformave të qëndrueshme në kadastër, zhvillim të infrastrukturës hapësinore dhe garantim të së drejtave pronësore për çdo qytetar të Republikës së Kosovës

Shpërndaje në:

Të tjera

PËRMBYLLJA E VIZITËS SË BANKËS BOTËRORE TEK Agjencia Kadastrale e Kosovës

16/10/2026

𝐋𝐢𝐜𝐞𝐧𝐜𝐢𝐦𝐢 i 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭ë𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐊𝐨𝐦𝐩𝐚𝐧𝐢𝐯𝐞 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭𝐞

05/10/2026

Zyrtarët e Agjencisë Kadastrale të Kosovës marrin pjesë në konferencë “Forumi Evropjan për Gjeografi dhe Statistika”

01/10/2026

Njoftim Për Fillimin E Shikimit Publik – Rindërtimi I Kadastrit

30/09/2026

AKK shpërndan licencat për gjeodetë dhe kompanitë gjeodezike

19/08/2026
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net