Në kuadër të takimeve me kryetarët e komunave lidhur me projektin e Rindërtimit të Kadastrit...

24/02/2026

Në kuadër të takimeve me kryetarët e komunave lidhur me projektin e Rindërtimit të Kadastrit, Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, z. Avni Ahmeti, u prit nga Kryetari i Komunës së Gjilanit, z. Alban Hyseni.
Drejtori Ahmeti e informoi Kryetarin Hyseni për përfitimet e gjilanasve nga një prej projekteve më të rëndësishme që po zhvillon aktualisht Agjencia Kadastrale e Kosovës, Rindërtimin e Kadastrit. Ky projekt synon adresimin e mospërputhjeve mes gjendjes faktike në terren dhe të dhënave të evidentuara në Regjistrin e të Drejtave mbi Pronat e Paluajtshme, përfshirë zyrtarizimin e transaksioneve joformale, regjistrimin e trashëgimive, etj.
Projekti parasheh rindërtimin dhe përditësimin e informacioneve kadastrale, në pjesë të caktuara të qytetit dhe zona kadastrale si: Gjilan 1 – Arbëria 1 dhe 2, Gjilan 2 – Dheu i Bardhë, pastaj zonat kadastrale Livoç i Epërm, Bresalc, Shillovë dhe Dobërçan.
Gjithashtu Krytari Hyseni u informua edhe për zhvillimet e fundit për digjitalizimin e shërbimeve kadastrale, të cilat më herët ofroheshin vetëm në formë fizike, e të cilat po kontribuojnë ndjeshëm në rritjen e efikasitetit institucional dhe në lehtësimin e qasjes së qytetarëve në shërbimet publike.

Shpërndaje në:

Të tjera

AKK pret delegacion nga Bavaria e Gjermanisë

19/05/2026

U mbajt testimi për licencimin e gjeodetëve në AKK

14/05/2026

Agjencia Kadastrale e Kosovës priti në takim përfaqësuesit e Odës së Ndërmjetësuesve

01/05/2026

Agjencia Kadastrale e Kosovës nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Universitetin e Prishtinës

30/04/2026

Ministrja e MMPH viziton Agjencinë Kadastrale të Kosovës

29/04/2026
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net