Rindërtimi i Kadastrit, do të përfshijë edhe dy zona kadastrale të Komunës së Ranillugut

26/02/2026
Në një takim informues Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, z. Avni Ahmeti, u prit nga Kryetarja e Komunës së Ranillugut, znj. Tanja Antiq.
Drejtori Ahmeti e informoi Kryetaren Antiq për përfitimet e qytetarëve të kësaj komune të vogël nga njëri prej projekteve më të rëndësishme që po zhvillon aktualisht Agjencia Kadastrale e Kosovës, Rindërtimin e Kadastrit. Ky projekt synon adresimin e mospërputhjeve mes gjendjes faktike në terren dhe të dhënave të evidentuara në Regjistrin e të Drejtave mbi Pronat e Paluajtshme, përfshirë zyrtarizimin e transaksioneve joformale, regjistrimin e trashëgimive, etj.
Projekti parasheh rindërtimin dhe përditësimin e informacioneve kadastrale, në dy zona kadastrale të Ranillugut: Zk. Kërmjan i Poshtëm dhe Domoroc.
Mes tjerash u diskutua edhe për zhvillimet e fundit në AKK me fokus digjitalizimin e shërbimeve kadastrale, si dhe nga ana tjetër për sfidat me të cilat përballet kjo ZKK.
Shpërndaje në:

Të tjera

AKK pret delegacion nga Bavaria e Gjermanisë

19/05/2026

U mbajt testimi për licencimin e gjeodetëve në AKK

14/05/2026

Agjencia Kadastrale e Kosovës priti në takim përfaqësuesit e Odës së Ndërmjetësuesve

01/05/2026

Agjencia Kadastrale e Kosovës nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Universitetin e Prishtinës

30/04/2026

Ministrja e MMPH viziton Agjencinë Kadastrale të Kosovës

29/04/2026
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net