Takim bashkëpunues ndërmjet Agjencisë Kadastrale të Kosovës dhe Shoqatës së Gjeodetëve të Kosovës

04/06/2026

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, z. Faik Kelmendi, priti në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Gjeodetëve të Kosovës, në një atmosferë të ngrohtë, kolegiale dhe profesionale.
Gjatë takimit u diskutua një gamë e gjerë temash me interes për profesionin e gjeodezisë dhe kadastrit, përfshirë edhe iniciativën për themelimin e Odes së Gjeodetëve të Kosovës. Me këtë rast, përfaqësuesit e ShGjK-së i uruan z. Kelmendi suksese në detyrën e tij të re në krye të Agjencisë Kadastrale të Kosovës.
Diskutimi ishte përmbajtësor dhe konstruktiv, ndërsa të dyja palët shprehën gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin e ndërsjellë në funksion të avancimit të çështjeve profesionale që lidhen me gjeodezinë, kadastrën dhe aspektet pronësore-juridike.
Agjencia Kadastrale e Kosovës mbetet e përkushtuar për bashkëpunim të ngushtë me komunitetin profesional, me synim zhvillimin dhe modernizimin e vazhdueshëm të kadastrit në Republikën e Kosovës.

Shpërndaje në:

Të tjera

AKK shpërndan licencat për gjeodetë dhe kompanitë gjeodezike

05/06/2026

AKK pret delegacion nga Bavaria e Gjermanisë

19/05/2026

U mbajt testimi për licencimin e gjeodetëve në AKK

14/05/2026

Agjencia Kadastrale e Kosovës priti në takim përfaqësuesit e Odës së Ndërmjetësuesve

01/05/2026

Agjencia Kadastrale e Kosovës nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Universitetin e Prishtinës

30/04/2026
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net