Koordinimi me Bankën Botërore për aktivitetet e projektit REGIP

28/03/2023

Agjencia Kadastrale e Kosovës (AKK) është përfituese e Projektit për Regjistrimin e Pronës në Kadastër dhe për Infrastrukturë Gjeohapësinore, huamarrje kjo nga Banka Botërore në kuadër të cilët projekt janë paraparë shumë aktivitete për implementim.
Me qëllim të koordinimit të progresit të aktiviteteve të projektit REGIP, sot u mbajt takimi online midis përfaqësuesve të projektit nga Banka Botërore dhe Agjencisë Kadastrale të Kosovës. Përveç koordinimit të progresit të aktiviteteve të këtij projekti të planifikuara për vitin 2023, u diskutuan edhe çështje tjera kryesisht rreth ri-strukturimit të këtij projekti dhe sfidat për realizimin me sukses të këtyre aktiviteteve. Përfaqësuesit e Bankës Botërore u zotuan për përkrahje të mëtutjeshme dhe AKK u zotua për implementim të aktiviteteve sipas planit të paraparë me theks të veçantë për aktivitetet e këtij projekti që janë pjesë e Planit Zhvillimor Kombëtar.

Shpërndaje në:

Të tjera

U mbajt testimi për licencimin e gjeodetëve në AKK

04/08/2026

Më datë 23.07.2026, Komisioni për Shqyrtimin dhe Vendosjen mbi Zyrtarizimin e Gjendjes Faktike dhe Mospërputhjeve me Regjistrin e të Drejtave të Pronës së Paluajtshme (RDPP)...

24/07/2026

Agjencia Kadastrale e Kosovës mirëpriti delegacionin e studentëve Master nga ETH Zurich

02/07/2026

𝐋𝐢𝐜𝐞𝐧𝐜𝐢𝐦𝐢 i 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭ë𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐊𝐨𝐦𝐩𝐚𝐧𝐢𝐯𝐞 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭𝐞

02/07/2026

Trajnimi i Zyrtarëve Komunalë për Adresa mbi Përdorimin e Aplikacionit të ARIS Mobile

25/06/2026
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net